Gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit të martën e 8 majit, tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës por Kina vendosi disa “sanksione” për disa këngëtarë.
Në Kinë nuk u lejua të shfaqet performanca e Shqipërisë perfaqesuar nga Eugent Bushpepa dhe ajo e Irlandës nga Ryan O’Shaughnessy.
Arsyeja është se në Kinë, në fillim të janarit te 2018, ka hyrë në fuqi një rregullore e rreptë që ndalon promovimin e artistëve me tatuazhe.
Ky rregull hyri në fuqi në janar të këtij viti, në të cilin Administrata Shtetërore e Shtypit, Radios, Filmit dhe Televizionit të Republikës Popullore të Kinës (SAPPRFT) deklaroi se ata “kërkojnë në mënyrë specifike që programet të mos shfaqin artistë me tatuazhe apo ato që përfaqësojnë kulturën hip-hop, nën-kultura jo të zakonshme ose kultura dekadente.”
Ndërsa për irlandezin, Ryan ka një rregull tjetër që ndalon promovimin e seksit në të njëjtën gjini.