Mbrëmja e “Met Gala” mblodhi shumë yje të famshëm në një nga ceremonitë më prestigjioze në botën e Hollywoodit.
Shumë prej të pranishmëve rrëmbyen vëmendjen me paraqitjen e tyre, këngëtarja e njohur Selena Gomez kishte bërë nxirje artificiale dhe ngjyra e lëkurës së saj nuk ishte e njëjtë në të gjithë trupin. Gjithashtu dhe modeli i flokëve të Selenës nuk ishte pëlqyer nga kritika.