Në një nga grykëderdhjet më të ndotura në vend, ministri i Turizmit e Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi se ka nisur penalizimi i subjekteve që hedhin mbetjet në lumenj.
Por këto penalitete ka ardhur momenti të ashpërsohen deklaroi ministri Klosi në aksionin e pastrimit në Velipojë.
Anëtarët e kabinetit bashkë me 1 mijë të rinj vullnetarë dhe punonjës të ministrisë së turizmit dhe mjedisit, pastruan plazhin e ndotur nga mbetjet. “Pastrojmë Shqipërinë që duam” do të vijojë gjatë gjithë sezonit turistik.