Ende nuk është provuar se sa do ta ndikojë tarifa fluksin e kosovarëve drejt bregdetit shqiptar, ama afrimi i ditëve të nxehta ka sjellë radhë të gjata në doganën e Morinës.
Ditën e sotme, një numër i madh turistësh nga Kosova i janë drejtuar vendit tonë për të kaluar fundjavën në bregdet duke shënuar një fluks të madh në hyrje të doganës së Morinës, Kukës, prej ku po punohet me katër sportele.
Kosovarët janë ankuar për pritjet e gjata, duke thënë se dy qeveritë duhet të marrin masa për lehtësimin e lëvizjeve gjatë sezonit turistik.