Ish-deputeti Eduart Ndocaj, i njohur si “kaubojsi” i Parlamentit Shqiptar ka ndarë me miqtë e tij në Facebook disa fotografi të pikturave të tij që kanë në qendër figurën e gruas.
Ndocaj ka shkruar:
“Të dashur miq, nuk ka poet, piktor apo gjeni i fushave të ndryshme artistike i cili të mos jetë ngacmuar përballë bukurisë nudiste femërore. E si mund t’i shpëtoja këtij tundimi edhe unë që ashtu si Van Gogu e shikoj lakuriqësinë femërore si arkitekti krijimin e tij magjepsvs. Nudizmi femëror është një stil i veçantë pasqyror i shpirtit që na rrethon edhe i veshur apo sadopak diku na shfaqet një gjoks i zbërthyer në pikë të dimrit. Kemi hyrë në stinën e afshit të ngrohtë pranveror ku temperaturat rriten ashtu si edhe ngjyrat e mia mbi telajot e ndezura të perfektshmërisë femërore. Kam kohë që peneli im ngatërrohet mes ngjyrash për t’iu përcjellur modestisht larminë e perceptimit gjinor nudist të femrës ku nga brendësia intime e saj lind jeta dhe prej kodrave qumështore rritet fëmija. Ndoshta moralistët do më gjykojnë por ju jap kohë njëherë të shikojnë veprat e mia e pastaj pasi të shëtisin nëpër nudizmin e “stilit tim femëror” të më tregojnë se ku e kam fyer bukurinë. Ndër shekuj, artistët përcollën veprat e tyre si dëshmi e asaj që edhe sot e ledhatojmë jo vetëm me fjalë e puthje por edhe me ngjyrat që peneli dhe unë s’lodhemi kur t’i kombinojmë plot jetë. Me respekt ju ftoj të më këshilloni pikturë për pikturë se ku e kam pickuar gabimisht mrekullinë EVA që Zoti ja fali Adamit për të na trashëguar.”