“Drama e dy karaktereve”, vepra pjesërisht autobiografike e autorit Tennessee Williams , erdhi premierë për herë të parë në Tiranë fundjavën e kaluar në Teatrin Eksperimental, nën interpretimin e veçantë të Igli Zarkës (Felice- personazhi i mbështetur tek vetë autori) dhe prej Krist Lleshit (Clare, personazhi i mbështetur tek motra e autorit).
Gjashtëdhjetë minuta që të lënë pa frymë, vijnë për publikun e kryeqytetit edhe këtë fundjavë, në datat 20,21 dhe 22 prill.
Zarka, pas rolit të shkëlqyer të Alan Strang, në veprën “Equus” të Peter Shaffer, vitin e kaluar, ka guxuar me një sfidë të re, të duke ofruar konceptin e tij regjisorial, mbi tekstin e përkthyer nga gazetarja Kozeta Kurti.