Që prej orës 18:00 ashtu siç u lajmërua ka nisur mbledhja e Byrosë së Kuvendit ku do të vendoset fati i tre deputetëve të opozitës, por edhe i ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, për të cilin më herët Ruçi do të mbante qëndrim korrekt e do të kërkonte përjashtimin.
Në mbledhje janë kërkuar sqarime, ndërsa ka munguar ministri Bushati dhe deputetja Kejdi Mehmetaj edhe ajo e filmuar duke zbrazur shishen me ujë në drejtim të Ramës e Bushatit.
DEBATET
Paloka-Hysenit: Kam bërë burg për politikë, po kurrë për vjedhje pronash
Flamur Noka: Solla miell nga kuksianët e mi, sepse ata aq mundësi kishin, mbase kryeministri do miell tjetër. Hedhja e miellit ishte një dhuratë nga kuksianët e varfër, të cilët nuk kishin fuqi t’i dhuronin kokainën e tij të dashur dhe i çuan miell nga sofra e tyre bosh në shenjë falenderimi për urrejtjen dhe dufin që ai shfryn në këto vite ndaj tyre. Kryeministri ofendoi rëndë shqiptarët. Frazat e Ramës juve ju duken poezi por ato janë ofendimet më të rënda që i bëhen popullit. Ky kryeministër e ka humbur të drejtën legjitime për të drejtuar tani. Çdo gjë i mbetet në dorë popullit. Ministri i Jashtëm është sjellë si një ordiner. Provokoi rëndë opozitën duke i hedhur ujë
Balliu: Jam dakord me çdo masë, kërkoj të njëjtin standard për cilindo edhe për kryeministrin
Salianji: Kemi dëgjuar që Ramën e sjell në vete mielli dhe i dhamë miell që të vinte në vete, vetëm se kishin ngatërruar llojin e miellit, ai e do miell Kolumbie.