Gjatë 12 orëve të fundit Policia Kufitare e Portit të Durrësit pasi ka evidentuar ka goditur katër raste të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë.
Dy shtetas nga Shqipëria, 2 nga Kosova dhe një doganier në portin e Durrësit janë proceduar penalisht .
Shtetasi E.T, vjeç 35, banues në Durrës, nga kontrolli në kamionin tip “Skania”, ju gjetën dhe bllokuan 60 kilogramë kafe kokërr, dhe 1000 bustina kafe të futura kontrabandë. SR.K vjeç 62, banues në Gjilan, Kosovë, nga kontrolli në mjetin e tij tip “Volvo” me targë zvicerane iu gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë. Shtetasi R.B vjeç 60, banues në Pejë, Kosovë, nga kontrolli në mjetin tip “Volksëagen” me targë zvicerane, ju gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë.
Shtetasi F.L vjeç 40 banues në Sukth, nga kontrolli në mjetin tip “Benz” me targë zvicerane iu gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë.
Si dhe u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin G.T vjeç 49, banues në Tiranë, doganier, pasi ka lejuar futjen kontrabandë të mallrave nga disa shtetas, pa kryer veprimet e rregullta ligjore.
Sekuestrohen kafe, televizorë, veshmbathje e mallra të tjera të futura kontrabandë në cilësi të provës materiale.
Policia Kufitare e Durrësit, do të vijojë kontrollet e rrepta për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar të gjitha tentativat për paligjshmëri. Neni 174 i Kodit Penal.
Gjykata e Berlinit vendosi se të dhënat nga Sky dhe Encrochat nuk vlejnë si provë, Manjani: Edhe Italia i ka rrëzuar
Avokati Ylli Manjani, i cili ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese përdorimin e përgjimeve nga aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat si...