Tensionohet situata, refugjatët pengojnë organizatat humanitare të shpërndajnë ushqime në kamp
Refugjatët në kampin e Idomenit, kërcënojnë me grevë urie ku kërkojnë hapjen e kufirit maqedonas. Situata në kampin e Idomenit është tensionuar skjashëm aq sa organiztata humanitare kanë deklaruar largimin pasi nuk ka më siguri për stafet e tyre.
Janë rreth 12.000 refugjatë në kampin e Idomenit. Ata nuk përfshihen në marrëveshjen mes Bashkimit Europian dhe Turqisë dhe janë ende pa një zgjidhje.
Gjatë natës së mbrëmshme, refugjatët fjetën në shinat e trenit në shenjë proteste ndërkohë që më heret kanë kërcënuar me protesta të tjera ekstreme si tentativa nga disa refugjatë për tu vetëdjegur. Refugjatët thanë gjatë protestës së nuk do të lejojnë ushqim dhe ujë të hyjë në kamp deri sa kufiri të hapet.
Autoritetet greke kanë dërguar forca të shtuara policie për të mbajtur nën kontroll situatën e tensionuar.