Demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump, kanë fituar zgjedhjet paraprake në Arizonë të Shteteve të Bashkuara.
Numri i delegatëve që fiton secili kandidat në zgjedhjet paraprake përcakton se kush prej tyre do të garojë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA.
BBC raporton se çështja kryesore në fushatën parazgjedhore në Arizonë ka qenë migrimi.
Sondazhet kanë treguar se mesazhet anti-migrim të Trumpit janë pranuar mirë te votuesit konservatorë në Arzionë, ku numri i popullsisë latino-amerikane është në rritje.
Clinton, ndërkaq, ka vazhduar suksesin në Arizonë duke joshur votuesit e pakicave.
Analistët thonë se me fitoret në Arizonë, për shkak të madhësisë së shtetit,Trump dhe Clinton mund të balancojnë humbjet diku tjetër.