Një efektiv policie ka mbetur i plagosur pas përleshjeve me qytetarët në Rrugën e Kombit, ku këta të fundit po protestojnë kundër tarifës së vendosur.
Mësohet se i plagosur ka mbetur komisar Adem Visha, efektiv i sektorit të qarkullimit rrugor. Ai po merr ndihmën nevojshme mjekësore dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Protesta e taksës së rrugës nisi e qetë paraditen e sotme, por më pas u përshkallëzua me dhunë dhe përleshje mes qytetarëve dhe forcave të policisë. Fillimisht uniformat blu janë qëlluar me gurë nga qytetarët protestues.
“U nisëm për protestë paqësore, por na provokuan. Jo izolim. Nuk do të ikim nga këtu pa u hequr vendimi për të paguar taksën.Kemi marrë iniciativën për t’i dalë zot kësaj proteste. Këtu jemi mbledhur pa asnjë dallim politik. Kjo është një kërkesë e drejtë dhe jetike”, thanë banorët që kanë bllokuar rrugën dhe qarkullimin e mjeteve.