Rreshjet e borës kanë përfshirë juglindjen e vendit, kryesisht zonat malore të qarkut të Korçës.
Trashësia e dëborës në fshatin turistik të Dardhës ka shkuar deri në 15 cm, ndërsa në Voskopojë e Lekas deri në 10 cm.
Nuk raportohen probleme në qarkullim apo bllokim të akseve rrugore. Me përjashtim të fshatit Dardhë atje ku kalimi është i vështirë dhe pjesërisht i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve.