Tirana po bëhet gati të presë Ditën e Verës. Bashkia e Tiranës ka nisur përgatitjet për t’i dhënë qytetit një atmosferë pranverore dhe mbi të gjitha festive.
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur zbukurimet përgjatë gjithë këtij segmenti.
Siç shihet edhe nga fotot, janë vendosur zbukurimet me lule që simbolizojnë largimin e dimrit dhe ardhjen e pranverës.