Sot presidenti amerikan Barack Obama zbriti në Kubë duke shënuar një vizitë historike. Si gjithmonë ai nuk doli nga kostumi i burrit xhentil duke zbritur nga avioni me çadër në dorë që ia mbante bashkëshortes së tij. Nuk është hera e parë që Obama shfaqet kaq i kujdesshëm, një herë iu desh të priste në shi gratë e stafit të tij që ti shoqëronte në çadër.
Po me politikanët shqiptarë çfarë ndodh?! Edi Rama kujdeset herë pas herë që të shfaqet xhentil me gratë dhe një foto e tij që u mbante çadrën gazetareve bëri bujë. Por ai shpesh shihet që ecën në shi dhe çadrën ia mban truproja e tij. Po ashtu dhe Sali Berishës ia bajnë stafi i tij çadrën.
Po në të njëjtën mënyrë shfaqet dhe politikani i ri në ngjitje i PS-së, Taulant Balla, ku një foto e tij që ia mbanin të tjerët çadrën krijoi shumë humor dhe tallje në rrjetet sociale.
Shikoni në foto si sillen liderët botërore dhe shqiptarë në këtë pikë. /27.al/