Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.
NJOFTIMI I POLICISË
Policia ka arrestuar për veprën penale Dhunë në familje, shtetasin :
Z. Demaj, 62 vjeç, banues në fshatin Sevaster.
Arrestimi i tij është bërë i mundur pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shtetases Sh.D., 49 vjeçe.