Regjizori Harvey Weinstein duket se shumë shpejt do të dalë përballë gjykatës, ku do të përballet me akuzat për përdhunim të bëra nga aktorja dhe modelja italiane, e cila disa muaj më parë publikoi akuzat e saj kundër ish-kreut të Miramax në një intervistë për Los Angeles Times.
Policia e Los Angelos duket e bindur se ka akuzat e gruas qëndrojnë dhe ia kaloi dosjen e tij prokurorit të qarkut për marrjen e vendimit për vazhduar ose jo më tej me seancat gjyqësore.
Aktorja italiane, e cila është 38 vjeç por ka kërkuar të ruajë anonimatin, u shfaq në kopertinën e Vogue Weinstein, dhe sipas saj regjizori e afroi qëllimisht atë në shkurt të 2013 në eventin ”Fashion and Art Fest”, dhe se pas tij ai ishte paraqitur i paftuar në hotelin e saj në Beverly Hills dhe e kishte përdhunuar.
Policia ndërkohë disponon edhe pamjet filmike të cilat kanë filmuar regjizorin në hotel, ashtu sikurse kishte deklaruar aktorja.
Ndërkohë sipas burimeve zyrtare të policisë, rasti i denoncimit të aktores mund të shkojë në gjyq pasi modelja ka zbuluar se ka pasur dëshmitarë tre persona, të cilët e kanë parë dhunën e ushtruar nga regjizori mbi të disa çaste më pas.