Disa persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin arkën e një kishe katolike në kryeqytet. Ngjarja në fjalë është regjistruar dje në rrugën “Ali Pashë Gucia”.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 18.02.2018, në rrugën “Ali Pashë Gucia”, kanë tentuar të vjedhin me thyerje, arkën e një kishë katolike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 dhe 22 të Kodit Penal.