Kushtet në Qytetin Studenti, studentja: Ka të sëmurë nga papastërtia – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kushtet në Qytetin Studenti, studentja: Ka të sëmurë nga papastërtia

13:00 | 18/02/2018
në Shqiperi
0

Studentja Lorena Manjani, pjesë e lëvizjes për të drejtat e studentëve “Qëndresa qytetare” ka dhënë një panoramë të qartë të sontazhit që është bërë në Qytetin Studenti.

Studentja shprehet se në sontazhin e formuluar, organizatorët janë fokusuar tek kushtet e mjerueshme higjeno-sanitare  dhe raportet shëndetësore fiktive.

Lorena liston problematikat kryesore në raport me kushtet higjeno-sanitare, duke thënë se:

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

-Nëpër konvikte  ka mungesë uji të rrjedhshëm, për 24 orë

-Dushet janë të hapura me orare të kufizuara

-Muret e konvikteve janë të mykur

-Tualetët janë pa dyer

-Ndërtesat janë amortizuar nga jashtë dhe nga brenda

-Pajisje si psh. Dyshekët janë totalisht të armotizuar

Këto kushte, vijon e reja, janë të papërshtatshme për një jetësë njerëzore.

Studentja vijon duke thënë se në sontazh, 70 % e studentëve shprehin se kushtet janë nga shumë keq ose keq. 30 % u përket atyre që nuk tregohen të sinqertë, ose janë indiferentë. Një nga arsyet se pse studentët nuk reagojnë, është fakti se ata kanë frikë nga ngritja e tarifës që paguhet për të qëndruar në Qytetin Studenti. Nëse kushtet do të përmirësohen, atëherë sipas atyre, tarifat do të bëhen të papërballueshme për gjendjen e tyre ekonomike.

“Megjithatë, vazhdon Lorena, shëndeti është kryesor. Mund të ketë persona që janë sëmurur nga papastërtia e konvikteve.”

Një tjetër problematikë e trajtuar, është ajo e raporteve mjekësore që jepen në menyrë të paligjshme.

“Në Qytetin studenti nuk ka shërbim shendetësor  dhe studentët nevojitet  të kryejnë analizat përpara se të pranohen në konvikte, por këto analiza nuk bëhen. 80 % e mjekëve të Shqipërisë kanë vulosur raporte pa bërë vizita”, thotë Lorena.

Studentja përmendi faktin që në konvikte jetojnë studentë të cilët kanë probleme mendore, duke u bërë rrezik për studentët e tjerë. Këta studentë kanë marrë raporte të rrema mjekësore. Dy vajza psh., janë kapur me thika dhe askush nuk është marrë me këtë fenomen social.

Lorena i fton të gjithë për t’ju bashkuar kësaj kauze, të cilën vetë e ka filluar që prej dy vitesh, si pjesë e “Qëndresës qytetare” por pavarësisht kësaj nuk është vënë re asnjë lëvizje nga ana e autoriteteve përkatëse.

“Jam ankuar tek Drejtoria e Qytetit studenti . Nëpër fushata përmenden studentët si elitë, si e ardhmja e vendit, ndërkohë ata jetojne në mjerim. Ne kemi paguar për investime, por investimet nuk duken gjëkundi”, thotë Lorena

Lorena thekson se u është dashur dy javë punë për të bërë sontazhin. Studentët janë mbledhur jashtë godinave pasi kur Drejtoria e konvikteve u informua se po organizoheshin për të drejtat e tyre, dha urdhër se Lorena Manjani nuk lejohet të futet ne godinat e tjera. Studentja shton se tarifat e konvikteve janë deri diku te përballueshme por duke i krahasuar me kushtet minimale, nuk janë të mira.

Gazetari i drejtoi Lorenës pyetjen: A është i korruptuar sot arsimi?

Lorena është përgjigjur se po. Ka raste qe studentët paguajnë, por me anë të këtij akti, studenti po bën krim për vete. Ka patur denoncime tek “Qëndresa Qytetare” nga studentë, pedagogët e të cilëve u kanë kërkuar lekë. Ata kanë raportuar tek Qëndresa dhe pedagogu përkatës është denoncuar.

Lorena thotë se studentët janë kategoria më e rëndësishme shoqërore dhe ashtu siç para 27 viteve është bërë revolucion, ashtu nevojitet që studentët ta ngrënë zërin edhe tani, pasi janë e ardhmja e këtij vendi. Ajo thekson se ndryshimi duhet ta nisim nga vetja.

“Kësaj çështje do i shkoj deri në fund. E dua drejtësinë dhe luftoj për të. Do të shkoj në Ministrinë e Shëndetësisë dhe do ta ngrej këtë problem masivisht derisa të gjej zgjidhje.”, përfundon Lorena.

http://shqiptarja.com/home/1/kushtet-n–qytetin-studenti-studentja-ka-t–s-mur–nga-papast-rtia-469244.html?pos_3

 

Etiketa: lorena majnanipapastertiqyteti studenti

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Zinedine Zidane lë Real Madrid

Zinedine Zidane lë Real Madrid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com