Policia ka njoftuar sot se është kapur në Tiranë pjesëtari i organizatës kriminale në fushën e krimeve kibernetike “Infraud”.
Gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e sotme në Tiranë, u arrestua shtetasi: Aldo Ymeraj, 25 vjeç, lindur dhe banues në Fier.
Ndaj shtetasit Aldo Ymeraj , ka një urdhër arresti nga SHBA, për vepra të ndryshme penale në fushën e krimit kibernetik, pjesëtar i një organizate kriminale që shiste të dhëna të vjedhura kartash krediti në thellësi të internetit, duke u shkaktuar konsumatorëve një humbje prej 530 milionë dollarësh.