Fitorja e këngëtarit Ermal Meta me këngën “Non Mi Avete Fato Niente” në “Sanremo2018”, nuk kënaqi vetëm adhuruesit e tij, por edhe familjarët dhe të afërmit e tij.
E dashura e Ermalit, Silvia Notargiacomo, i ka dedikuar atij një status në “Instagram”.
“Kjo është lumturia: janë të gjitha ato gjerat e vogla që ke mirëpritur, përkëdhelur, dashuruar, që të kanë sjellë deri këtu… dhe unë jam e lumtur me ty”, ka shkruar Silvia në statusin e saj dedikuar Ermal Metës.
Mediat italiane shkruajnë se të rinjtë janë shumë të rezervuar lidhur me marrëdhënien e tyre.