Një djalë i ka manipuluar të gjithë duke arritur të jetë finalist si modele në një konkurs virtual bukurie në Kazakistan.
Ilay Dyagilev, 22 vjeç, mashtroi organizatorët duke paraqitur si Arina Alieva, duke mundur rreth 4.000 aplikantë në fazën e fundit të konkursit.
“Shokët e mi dhe unë, kemi pasur një debat për bukurinë, dhe vendosa të merrja pjesë në konkurs. Unë kam qenë gjithmonë kampion i bukurisë natyrale. Ju mund të shihni se shumë vajza të reja duken të njëjta me make-up, të njëjtin stil – dhe ato besojnë se ata janë të bukura nëse ndjekin trendet. Unë nuk mendoj kështu. Shumë vajza mendojnë se pamja e jashtme është e rëndsishme dhe se është shumë e vështirë të jesh e bukur. Merrem me botën e modës që në moshën 17-vjeçare, mund të transformohem lehtësisht. Thjesht m’u desh të ftoj një fotograf, një parukier dhe një grimier dhe fotot e Arinës ishin gati. U surprizova shumë kur arrita në finale”, ka treguar ai.