Ditën e sotme një oficer të Policisë Kufitare, është arrestuar për korrupsion pasiv. SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, e hetonte me metoda speciale efektivin prej 3 muajsh.
Bëhet me dije se i arrestuari është nënkomisari Ardian Hoxha, 32 vjeç, me detyrë Përgjegjës Turni, në PKKK Qafë Thanë. Kundrejt pagesave, dyshohet se Hoxha lejonte kalimin e shtetasve të ndryshëm, që nuk mund të udhëtonin në drejtim të Maqedonisë dhe zonës Shengen. Hetimi po vijon për zbulimin e personave të tjerë të implikuar.
SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, ku janë të implikuar punonjës të Policisë, në numrin falas 0800 90 90.