Bundestagu gjerman miratoi sot një ligj që kufizon bashkimin familjar për refugjatët deri më 31 korrik.
Mësohet se duke nisur nga 1 gushti, 1 000 persona do të lejohen çdo muaj për të emigruar në Gjermani si pjesë e procesit të bashkimit familjar, kjo kuotë nuk përfshin rastet emergjente.
Bundestagu vendosi të shtyjë ndalimin e bashkimit familjar për refugjatët me status të kufizuar qëndrimin, pra ata që nuk janë të njohur plotësisht si azilantë deri në fund të korrikut. Pas korrikut do të mundësohet ardhja e 1000 vetëve në muaj, përjashtuar rastet e veçanta.
Të gjelbrit dhe e majta e kanë kritikuar rregulloren, ndërsa partia djathtiste, AfD kërkon shfuqizimin e plotë të pretendimit për bashkim familjar për refugjatët me status të kufizuar qëndrimi. Deri në fund të korrikut koalicioni i ri i mundshëm mes konservatorëve dhe socialdemokratëve do të mundësojë rregulloret që do të lejojnë nga fillimi i gushtit ardhjen e familjarëve. Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere që e quajti këtë një kompromis realist, theksoi se, veç kësaj do të jepen viza për raste të veçanta të jashtëzakonshme. Kreu i grupit parlamentar E Majta, Dietmar Bartsch e kritikoi ligjin duke e quajtur “arbitrar, si dhe me pikëpyetje nga ana morale dhe jo të njerëzishëm”.
http://www.balkanweb.com/site/parlamenti-gjerman-merr-vendimin-per-refugjatet-deri-ne-muajin-korrik/