Me përfundimin e afatit për vetëdisiplinimin e situatës me ujin e pijshëm, Task-Forca e Bashkisë së Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë nisi sot në terren aksionin për verifikimin dhe ndërprerjen e të gjitha rasteve të lidhjeve të paligjshme me ujë të pijshëm në kryeqytet.
Bëhet me dije se është arrestuar një biznesmen, ndërsa 4 të tjerë janë shoqëruar.
Në ditën e parë tetë grupet e Task-Forcës, me ndihmën e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, u përqendruan në zonën e Astirit dhe të Dajtit.
Në zonën e Dajtit, u bënë 15 verifikime të hollësishme në biznese të dyshuara për lidhje të paligjshme, si dhe 10 të tjera në zonën e Astirit.
Aktualisht procesi i verifikimit të lidhjeve të paligjshme në këto tubacione po vijon ende.