Personi më i kërkuar nga policia franceze pas sulmeve në Paris në nëntor të vitit të kaluar, Salah Abdeslam, është arrestuar dhe plagosur gjatë të shtënave me policinë sot në Bruksel.
Lajmi raportohet nga mediat e Belgjikës.
Një zëdhënëse e policisë së Belgjikës i tha agjencisë Reuters se po zhvillohet një operacion, por nuk ka dhënë më tepër detaje.
Rrjeti televiziv amerikan, CNN, ka raportuar se Salah Abdeslam është zënë i gjallë gjatë të shtënave në Bruksel.