Pas vrasjes së politkanit serb të Kosovës, Oliver Ivanovic, në Mitrovicën e Veriut, ka reaguar ish-deputetja serbe e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkovic.
“Fatkeqësisht Beogradi nuk po na lejon të flasim. I lejon të flasin vetëm ata që mendojnë ashtu siç mendon Beogradi. Edhe duhet të flasim vetëm ashtu siç mendon negociatori jonë me Ramush Haradinajn, sepse Ramush Haradinaj e ka thënë publikisht në një intervistë së fundmi se të gjitha marrëveshjet për të ardhmen e serbëve ai i negocion me Millan Radojiçicin.
Njerëzit janë të frikësuar. Një pjesë e serbëve ka qejf të besojnë që këtë e kanë bërë shqiptarët për ta hequr vëmendjen prej Gjykatës Speciale, e një pjesë ma e madhe, shumica e serbëve besojnë që prapa kësaj qëndrojnë qarqe, fatkeqësisht, të lidhura me Beogradin”, ka thënë Trajkovic.