Kërcënoi se do të hidhej nga shtylla e tensionit të lartë në Lundër, shtetasi Skënder Doda, 55-vjeç më në fund ka zbritur.
Bëhet me dije se 55-vjeçari kërcënoi se do hidhej pasi shteti po ndërton një rrugë në tokën e tij, dhe nuk po i jep kompensim.
Vetëm pak minuta më parë, Doda u shpreh se do të zbriste nga shtylla vetëm nëse i premtohej zgjidhja e çështjes në mënyrë ligjore.