9 kontrollorë dhe 6 ndihëm specialistë, janë shkarkuar ditën e sotme nga detyra në komisariatin e Rinasit. Bëhet me dije se largimet nga detyra janë bërë për shkak të performancës së dobët në punë.
Mësohet se shkarkimet janë bërë me urdhër të Aida Hajnajt, e cila është Drejtoreshë e Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin. Ndërsa burimet pohuan se priten të tjera largime nga komisariati i Rinasit.