Pas një investimi prej 13.25 milionë eurosh, qyteti i Lezhës tashmë do të kenë furnizim 24 orë me ujë të pijshëm.
Në inaugurimin e investimit ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, zëvendës ambasadorja e Gjermanisë, Anke Holstein dhe ambasadori i Zvicrës, Christoph Graf.
Rama garantoi se qeveria do të vazhdojë investimet në ujësjellës për të siguruar furnizimin me ujë të pijshëm deri në fshatrat më të largët të bashkisë së re, por nënvizoi se investimet në ujësjellës do të mbështetjen mbi performancën dhe ecurinë e reformës së ujit.
Kryeministri ritheksoi apelin drejtuar qytetarëve, por veçanërisht bizneseve të mos abuzojnë me ujin e pijshëm dhe të deklarojnë brenda muajit janar lidhjet e paligjshme me rrjetin.
Ndërkohë qeveria ka vendosur të subvencionojë familjet në ndihmë ekonomike.