Një aksident i rëndë ka ndodhur në Peru ku një autobus pasagjerësh ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një vend shkëmborë.
Autobusi që transportonte 57 pasagjerë doli nga rruga duke shkaktuar rreth 48 të vdekur. Trupat e pajetë janë shpërndarë nëpër shkëmbinj duke e bërë të vështirë gjetjen e tyre.
Forcat e shpëtimit kanë punuar me orë të tëra për të mbledhur trupat e pajetë dhe për të shpëtuar të plagosurit, pasi nuk ka asnjë rrugë që të çon në bregdet, ku përfundoj autobusi.
Policia dhe ekipet e shpëtimit kanë përdorur helikopterë për të transportuar gjashtë të plagosur rëndë, ndërsa tre persona të tjera nuk janë gjendur akoma.