Visar Ymeri ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Përmes një deklarate për mediat, Ymeri ka deklaruar se ka hequr dorë edhe nga të gjitha funksionet në parti.
“Jap dorëheqjen si pasojë e këtyre zhvillimeve dhe rrethanave, nuk mund të vazhdojë më në këto rrethana. Kjo mënyrë e organizatës është shumë e dëmshme dhe e shkatërron vizionin e organizatës dhe gjatë këtij mandati jam shumë i kënaqur me atë që kemi arrit. Jemi munduar që ta krijojmë një organizatë më ndryshe nga të tjerat”, ka thënë Ymeri.