Një bombë artizanale e mbushur me gozhda shpërtheu në një qendër tregtare, duke shkaktuar të paktën 10 të plagosur në Shën Pjeterburg.
Një zëdhënëse e Kremlinit deklaroi se të gjitha pistat janë të hapura, por pa e përmendur fjalën terrorizëm, pavarësisht se lloji i bombës ngjason me ato të përdorura rëndom nga terroristët.
Në momentin e shpërthimit qendra tregtare ishte e mbushur plot me njerëz që bënin blerjet për Vitin e Ri.