Ambasada gjermane në Ankara i paralajmëroi qytetarët gjermanë për atentate të tjera në kryeqytetin e Turqisë.
Këto atentate mund të ndodhin në një kohë shumë të afërt.
“Ju lutem, kthehuni menjëherë në shtëpi dhe prisni atje udhëzimet e tjera”, thuhej në një lajmërim për qytetarët gjermanë në Ankara.
Ka paralajmërime konkrete për atentate, midis të tjerave në qendrat tregtare.
“Na duhet të besojmë se ka edhe kërcënime të tjera para nesh”, thotë ambasada gjermane.
Shkolla gjermane dhe kopshti u mbyllën para kohe.