Santa Clausi e këmbeu slitën e tij me një maskë zhytje, për të notuar me peshkaqenët në akuariumin e Parisit.
Siç bënë të ditur drejtuesit e akuariumit, nuk kishte rrezik për Santa Clausin e guximshëm, por fëmijëve që ndoqën spektaklin ju tha të mos bënin zhurmë e të mos shkrepnin foto me blic në mënyrë që të mos trembnin kafshët.
Në Paris, kjo është kthyer në një traditë Krishtlindjesh, pasi është hera e gjashtë që akuariumi organizon një aktivitet të tillë.