Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley deklaroi se Uashingtoni po përpiqet fort që të gjitha vendet ta njohin Kosovën në Kombet e Bashkuara.
“Ne deshëm të merrnim pjesë në këtë aktivitet për disa arsye. Jam këtu me burrin tim, gjyshi i të cilit erdhi në Amerikë nga Shqipëria. Kemi shumë gjëra të përbashkëta me kosovarët në komunitetin shqiptar. Ne po përpiqemi që Kosova të marrë njohjen e të gjithë vendeve në OKB dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë derisa Kosova ta fitojë njohjen”, tha Haley.
Haley tha se arsyeja që e bëjmë këtë, është se kemi disa vlera të përbashkëta: respektojmë njëri-tjetrin, besojmë tek njëri-tjetri e kemi të njëjtat vlera demokratike.