Gjatë interpelancës me ministrin e Bujqësisë, deputeti socialist Erion Braçe, ka bërë publike kontrata të lidhura mes ministrisë së Bujqësisë dhe kompanive të familjes Balili në vitin 2016, kur ky dikaster drejtohej nga ministri i LSI, Edmond Panariti.
“Kjo është një kontratë e nënshkruar në 20/5/2016 midis Ministrisë së Bujqësisë dhe kompanisë Balili & Co, ku Ministria vendos në dispozicion të kësaj kompanie 20 hektarë tokë në dispozicion. Kjo kontratë është lidhur kur partnerët tanë kanë shpallur në kërkim Klemend Balilin. Kjo është një tradhti shumë e madhe ndaj policisë tonë”,është shprehur Braçe.
Sipas Braçes gjithashtu ministria ka firmosur edhe një tjetër kontratë me nipin e Kelment Balili më 6.7.2016.