Ditën e premte pritet të mbahet në Pogradec mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase. Ndonëse mbledhja e përbashkët ishte parashikuar të mbahej në vjeshtë të këtij viti, ajo u shty për t’u zhvilluar të premten në datë 15 dhjetor.
Ende nuk është publikuar axhenda e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, por njësoj si në rastin e takimit Shqipëri-Kosovë, ai pritet të jetë më shumë një gjest simbolik bashkëpunimi.