Komisioni i Ligjeve po vijon seancën dëgjimore me kandidatët për kryeprokuror të përkohshëm, të cilët po shpalosin platformat e tyre, se pse duan të marrin drejtimin e organit të akuzës.
Kandidati për vendin e Adriatik Llallës, aktualisht prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme Artur Selmani tha se, reforma në drejtësi do ndryshojë mendësinë e vjetër.
“Kthimi i besimit të publikut duhet të vijë jo vetëm nga puna e prokurorëve, por duhet ndihmuar edhe nga faktorë të jashtëm si politika”, u shpreh ai.
I pyetur nga socialistja Vasilika Hysi, mbi faktin se si nuk ka kryer ende një doktoraturë. Selmani e justifikoi këtë mangësi në aspektin akademik me faktin që Prokuroria në vite nuk i ka kushtuar rëndësinë e duhur.