Cili është eksporti më i rëndësishëm i Shqipërisë në Europë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cili është eksporti më i rëndësishëm i Shqipërisë në Europë

11:57 | 15/03/2016
në Gossip
0

Para disa ditësh, radio BBC i kishte kushtuar një hapësirë të veçantë tenorit Saimir Pirgu. Performanca e tij në Royal Opera House pritej me interes, edhe pse natën e parë kishte munguar. Historia e djaloshit të rritur në komunizëm e befasoi gazetaren e BBC, sidomos kur ai rrëfeu se si ishte bërë i preferuari i Pavarotit.

Por ka shumë gazetarë të huaj që mbeten të habitur me faktin se Shqipëria eksporton kaq shumë yje të operas.

“Kombi i vogël ballkanik prodhon muzikantë të mirë mbi mesataren. Sekreti i suksesit shqiptar është iso-polifonia, shkollimi i mirë dhe afërsia me operan italiane,” shkruan gazeta gjermane, Welt.

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Sipas saj, eksporti më i mirë shqiptar mbeten yjet e operas. Gazetari Manuel Brug vizitoi Tiranën, për të intervistuar fillimisht kompozitorin Vasil Tole.

Ai është krenar për trashëgiminë e lashtë të iso-polifonisë, që sipas tij ka lënë gjurmët e saj tek prodhimi i kaq yjeve të operas.

Por siç e pranon vetë Saimir Pirgu për BBC dhe Die Welt, një tjetër arsye është shkolla e mirë në kohën e komunizmit.

“Mëngjesin pas koncertit, Pirgu i dhuron të ardhurat e fituara për një klinikë fëmijësh. Aty është edhe i riu dhe i zgjuari Erion Veliaj, që ka studiuar në Amerikë dhe është zgjedhur para shtatë muajsh si kryebashkiak i Tiranës, si shpresa e madhe e politikës shqiptare. Ai e ka befasuar Pirgun, duke i thënë Çelësinë e Artë të qytetit. Politikanët shqiptarë, që nga koha e Zogut, kërkojnë që të jenë pranë artistëve, veçanërisht pranë muzikantëve. Edhe komunisti i kohës së gurit, Enver Hoxha, ishte i dashuruar pas muzikës. Idhulli i tij ishte tenori Gaqo Çako”, shkruan gazetari.

Pastaj është afrimiteti me muzikën italiane.

“Muzika dhe këndimi është në gjakun e shqiptarëve, njësoj si prirja drejt muzikës italiane. Në vitin 1790, Mozart dhe Lorenzo Da Ponte në ‘Cosi fan tutte’, i veshën dy kavalierë italianë si shqiptarë, për të provuar besnikërinë e vajzave të zemrës. Kjo ishte diçka e paimagjinueshme në Vjenën e asaj kohe. Dhe 52 vjet më parë, Antonio Vivaldi nga Firence kishte dhënë premierën e operas ‘Skënderbej’, heroit kombëtar të shqiptarëve, që luftoi kundër turqve. Në muzen e Skënderbeut në Krujë, ekspozohet me krenari edhe një faksimile e libretit”, shkruan gazetari.

Të gjithë këto elementë, përfshi këtu trashëgiminë e edukimit në komunizëm, kanë bërë që të shkëlqejnë yjet shqiptare.

Sopranoja Inva Mula është e famshme veçanërisht në Francë, Ermonela Jaho shkëlqen kudo në botë, në Shtutgart të Gjermanisë këndon baritoni Gëzim Myshketa dhe Enkelejda Shkoza është e shumëkërkuar në Angli./mapo/

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para
Vetitët çudibërëse të hudhrës

Vetitët çudibërëse të hudhrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com