Një biletë 1 dollarëshe dhe shumë fat kanë mjaftuar që shqiptari Edmond Necaj të fitojë 1 milionë dollarë.
Shqiptari, baba i gjashtë fëmijëve fitoi lotarinë “Powerball” në Michigan.
41-vjeçari gjeti të pesë numrat në biletë, përkatësisht – 24-26-28-59-63 -, me të cilët u shpall fitues.
Shqiptari e kishte bërë zakon që çdo të premte të blinte një biletë, por pas kësaj të fundit ndoshta do të bëjë një pushim të shkurtër.
“Kontrollova biletën time në mëngjes pas shorteut dhe kur pashë rezultatin fillova të kërceja. Fëmijët e mi më dëgjuan dhe vrapuan për tek unë për të më parë dhe pastaj filluan të kërcejnë bashkë me mua. Djali im 6-vjeçar më pyeti se sa zero kishte mbrapa shifra në biletë“, u shpren Nicaj.