Pas situatës së përmbytjeve në jugë të vendit, problematike duket edhe situata në veri të vendit për shkak të reshjeve të dëborës. Banorët japin alarmin pasi bora e rënë në Theth ka izoluar 150-200 familje në lagjen Gjeçaj.
Banorët japin alarmin se ata ndodhen tre ditë të izoluar pasi rrugët janë mbyllur nga bora, ndërsa vuajnë edhe mungesën e energjisë elektrike.
Mësohet se trashësia e dëborës ka shkuar në rreth 35 centimetër dëborë, ndërsa reshjet vijojnë ende të bien.