Me rastin e Ditës së Çlirimit dhe Natës së Bardhë, në kryeqytet po zhvillohen aktivitete të shumta. Qindra mijëra qytetarët janë mbledhur në sheshin ‘Skëndërbej’ për të ndjekur koncertin që zhvillon bashkia si dhe këngëtaren e famshme Emeli Sande si dhe këngëtarë të tjerë shqiptarë që pritet të performojnë në shesh.
Një ditë-natë me koncerte, muzikë, art, surpriza dhe shumë argëtim ka premtuar Bashkia e Tiranës, që organizon çdo vit një koncert të madh në shesh dhe është kthyer në traditë tashmë prania e një emri të njohur botëror. Për këtë vit, Bashkia e Tiranës ia ka besuar prezantimin e koncertit bukuroshes Dojna Mema.
Po ashtu, teatrot, galeritë dhe Opera do të hapin sonte dyert falas për qytetarët.
https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/10155976875636926/