Pallati mbretëror “Kensington Palace” ka zyratarizuar se Princi Harry dhe e fejuara e tij Meghan Markle do të martohen në kështjellën “Windsor” në St George’s Chapel, muajin maj të vitit të ardhshëm.
Amerikanja 36-vjeçare synon gjithashtu të marrë nënshtetësinë britanike, për të cilën do të punojë gjatë viteve në vijim.
Sekretari i princit Harry për komunikimin, Jason Knauf e përshkroi kështjellën “Windsor” si një “vend tepër special” për çiftin, duke thënë se ata kanë kaluar një kohë të konsiderueshme atje që kur u takuan për herë të parë në korrik të vitit 2016.
Ai shtoi se Princi Harry dhe Markle do të zhvillojnë edhe detyrat e para zyrtare së bashku në Nottingham, ditën e premte.
http://top-channel.tv/2017/11/28/princi-dhe-aktorja-martohen-ne-maj-ne-keshtjellen-windsor/