Me rastin e 105 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ngritur në mënyrë simbolike flamurin kuq e zi në Sheshin Skënderbej në Tiranë.
Kryebashkiaku Veliaj uroi shqiptarët Ditën e Flamurit, ndërsa i ftoi që t’i bashkohen aktiviteteve të shumta që ka organizuar Bashkia e Tiranës me këtë rast për të gjitha grupmoshat.
“Tirana stolisur si kurrë më parë për Festat e Nëntorit. Koha xham, merr familjen e na u bashko në shesh sot!”, shkruan Veliaj.