Një autobus i linjës Shqipëri-Greqi është përfshirë nga flakët duke u djegur plotësisht, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Autobusi ishte i parkuar në momentin që u dogj rreth orës 18:00 të mbrëmjes së sotme, ndërsa dy zjarrfikëse kanë shuar zjarrin.
Sipas të dhënave të para zjarri ka nisur pas një defekti në motor, ndërsa autobusi mësohet se është i një shoqërie shqiptare udhëtimi dhe kishte dërguar 30 pasagjerë në Greqi.