Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ishte i pranishëm sot në Korçë, ku ka vizituar një nga pikat e tregtimit të imputeve bujqësore.
Ministri, i shoqëruar edhe nga Eduard Shalsi, deputetë e përfaqësues të tjetë të pushtetit vendorë, është njohur nga afër me kushtet dhe problematikat që ka ky biznes, duke i garantuar mbështetje dhe lehtësira mbi barrën fiskale të imputeve bujqësore.
Ministri ka nënvizuar nevojën e bashkëpunimit midis biznesit privat dhe mekanizmave shtetërore.
Peleshi ka mbajtur një qëndrim të prerë përsa i përket sigurisë ushqimore dhe ka bere thirrje për nje pakt përtej partive.
“Siguria ushqimimore, unë e kam kërkuar dhe vazhdoj ta kërkoj, të jetë një pakt bipartizan, për sigurinë ushqimore, nuk do të ndalet, derisa konsumatori shqiptar të jetë i sigurt për atë që konsumon”, mbylli fjalën e tij Peleshi.