Destinacioni i radhës së prestigjiozes Daily Mail ka qenë pikërisht Kruma e Hasit. Një nga vendet prej të cilit kanë emigruar ilegalisht më shumë shqiptarë drejt Britanisë së Madhe.
“E rrethuar nga malet me dëborë, Kruma është periferia më e pashpresë e Londrës. Edhe pse është 1600 milje nga kryeqyteti britanik, banorët në fshatin shqiptar e mendojnë veten sikur jetojnë në një prej lagjeve të tij (Londrës). Autoritetet thonë se pothuajse çdo familje ka të paktën një pjesëtar në Britani dhe zakonisht të paktën një tjetër që shpreson të shkojë atje. Shumica e fëmijëve të fshatit kanë shkuar në Britani në mënyrë ilegale. Me shumë pak punë në komunitetin në veri të Shqipërisë, të rinjtë e kalojnë ditën në kafen e fshatit ‘Londër’, duke diskutuar se si të shkojnë atje”, shkruan Tom Kelly, gazetar i Daily Mail.
“Daily Mail” shkruan gjithashtu se ka disa faqe ne rrjetin social Facebook, ku postohen rregullisht foto dhe “selfie” të shqiptarëve që festojnë hyrjen e tyre ilegale në Britani. “Duke qeshur, duke mbajtur shishe me pije dhe me duart qe tregojne flamurin shqiptar, “selfies” e adoleshentëve janë në faqe, të cilat mund të arrijnë 60,000 ndjekës”, shkruan “Daily Mail”.