Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.
Gjatë këtij takimit, Xhaçka tha se Shqipëria do të mbështesë Kosovën në proceset e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe NATO-n.
“Në takimet vëllazëror me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe homologun Rrustem Berisha-Ministër i MFSK-së vlerësova lart bashkëpunimin më intensiv se kurrë në nivel qeveritar, dhe shpreha mbështetjen e pakursyer të vendit tonë për shtetin e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë, në rrugën e integrimit euro – atlantik,”shkruan Xhaçka.
Xhaçka ka premtuar se së shpejti atasheu ushtarak i Shqipërisë në Kosovë do të jetë rezident në Prishtinë, çka është padyshim një tjetër hap në rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.