Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mëngjesin e sotëm në uzinën e Ballshit.
Si pasojë e zjarrit është dëmtuar 53-vjeçari L.Y., banues në fshatin Drenovë, Mallakastër punëtor i këtij reparti.
I plagosuri po merr mjekim në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, i cili është vënë nën kontroll.
Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.