Lidhur me çështjen “Tahiri”, zyrtarja e lartë e BE-së Federica Mogherini tha se nuk do të komentojë punën e gjyqësorit dhe se di se hetimet vazhdojnë.
Në konferencën e përbashkët me Ministrin Ditmir Bushati, Mogherini theksoi se duhen rezultate të qarta në luftën kundër trafikut dhe kultivimit të drogës.
“Siç e thashë jo vetëm në shënimet e mia por edhe vitin e kaluar, edhe në Bruksel dhe në Tiranë që trafikimi i drogës duhet të trajtohet me gjithë seriozitetin e duhur dhe autoritetet gjyqësore duhet të bëjnë punën e tyre.
Agjencitë ligjzbatuese po bashkëpunojnë me vendet anëtarë dhe me Guardia di Finanza dhe me sa di bashkëpunimi po vazhdon me Italinë. Është rregulli im i artë që të mos komentoj për punën e gjyqësorit. E respektoj, e admiroj punën e gjyqësorit për ta vendosur në qendrën e një komenti politik. Por trafikimi dhe kultivimi i drogës është prioritet jetik që e ndajmë me autoritetet shqiptare. Shikoj vendosmëri, duke marrë parasysh bashkëpunimin, shoh hapa para dhe vullnet politik. Duhet të shohim rezultate të qarta sepse është një kusht i BE-së i popullit shqiptar për të gjithë shoqërinë. Është një përgjegjësi e institucioneve dhe e shoqërisë dhe duhet të zgjidhet nga i gjithë vendit. Është e rëndësishme të tregoheni të vendosur”, deklaroi Mogherini.